4 Shtator, 2026

Аksion për dhurimin e gjakut në Stacionin Policor në Gostivar.

Më datë 26.01.2026, Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut – Organizata Komunale Gostivar, në bashkëpunim me Institutin e Mjekësisë Transfuzive, realizoi një aksion për dhurimin e gjakut në Stacionin Policor në Gostivar.

Në aksion morën pjesë 18 dhurues gjaku, pjesëtarë të shërbimit policor, të cilët edhe një herë dëshmuan humanizmin dhe përgjegjësinë e tyre shoqërore.

Shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë për të gjithë pjesëmarrësit, si dhe për Stacionin Policor në Gostivar për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm.

Dhuro gjak – shpëto jetë.

< kthehu mbrapa