Ligji i Kryqit të Kuq

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 3

Kryqi i Kuq është e vetmja organizatë e Kryqit të Kuq në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila përbëhet nga organizatat e Kryqit të Kuq të komunave dhe nga organizata e Qytetit të Shkupit.

Organizimi, fushëveprimi dhe mënyra e punës së organeve dhe shërbimeve përmes të cilave Kryqi i Kuq i kryen detyrat e tij, si dhe numri dhe mënyra e zgjedhjes së anëtarëve të organeve dhe shërbimeve, rregullohen me Statutin e Kryqit të Kuq.


Neni 4

Kryqi i Kuq i arrin qëllimet dhe detyrat e tij bazuar në parimet themelore të Lëvizjes Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, të cilat janë:

  • humanizmi
  • paanshmëria
  • neutraliteti
  • pavarësia
  • vullnetarizmi
  • uniteti
  • universaliteti

Neni 5

Kryqi i Kuq bashkëpunon me:

  • Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq
  • Federatën Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe
  • Shoqatat Nacionale të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe
  • si dhe me organizata të tjera ndërkombëtare humanitare, shëndetësore dhe sociale

Shënim: Ligji i përmendur mund të gjendet në versionin e plotë në dokumentin zyrtar të Ligjit për Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

< kthehu mbrapa