26 Dhjetor, 2025

Aksion humanitar – “Bukë e ngrohtë, zemër e ngrohtë”

Në kuadër të Javës së luftës kundër urisë, sot (më 16 tetor 2025), kryqi i Kuq i RMV – Organizata komunale Gostivar realizoi një aktivitet humanitar në bashkëpunim me “Zhito Luks” SHA Shkup, me rastin e Ditës Botërore të Bukës.

Si kompani me përgjegjësi shoqërore, “Zhito Luks” dhuroi 500 bukë të freskëta, të cilat u shpërndanë për 250 persona në rrezik social në territorin e komunës së Gostivarit.

Shprehim mirënjohje të sinqertë ndaj “Zhito Luks” për humanizmin, besimin dhe mbështetjen e treguar ndaj kategorive të ndjeshme në komunitetin tonë.

< kthehu mbrapa