
Vullnetarizëm i Gjelbër
Në kuadër të programit Vullnetarizëm i Gjelbër, më datë 25.11.2025 u realizuan disa punëtori edukative me nxënësit e klasave të katërta në shkollat fillore.
Qëllimi i aktivitetit ishte ngritja e vetëdijes ekologjike tek të vegjlit dhe nxitja e përgjegjësisë ndaj natyrës dhe mjedisit.
Punëtoria filloi me një pjesë hyrëse ku vullnetarët, përmes bisedës me fëmijët, shpjeguan konceptet bazë ekologjike si: natyra, mbeturinat, riciklimi, mjedisi dhe rëndësia e ruajtjes së natyrës.
Më pas u zhvillua një diskutim me nxënësit mbi sa shpesh vizitojnë natyrën, çfarë vërejnë atje, cilat bimë dhe kafshë takojnë, si dhe nëse kanë bimë në shtëpi dhe si kujdesen për to.
Aktiviteti u zhvillua në një atmosferë pozitive, me pjesëmarrje dhe interes të madh nga ana e fëmijëve, të cilët përmes lojrave dhe bisedës mësuan për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit.












































