23 Janar, 2026

Thirrje për Vullnetarë – Biblioteka e Qytetit

Aktiviteti i regjistrimit të vullnetarëve në Bibliotekën e Qytetit synon të përfshijë të rinjtë në promovimin e librit, dijes dhe kulturës së leximit, duke u dhënë atyre mundësinë të kontribuojnë aktivisht në jetën kulturore të komunitetit. Përmes këtij aktiviteti, vullnetarët do të angazhohen në mbështetjen e punës së bibliotekës, organizimin e aktiviteteve edukative dhe krijimin e një ambienti mikpritës për lexuesit. Aktiviteti koordinohet nga koordinatorja e të rinjve, Sara Zeqiri, e cila me përkushtimin dhe energjinë e saj motivon të rinjtë të bëhen pjesë e nismave vullnetare dhe të zhvillojnë aftësi personale e shoqërore, duke forcuar njëkohësisht ndjenjën e përgjegjësisë dhe bashkëpunimit në komunitet.

< kthehu mbrapa