
26 Dhjetor, 2025
Puntori edukative motivuese për dhurimin e gjakut!
Në periudhën 09-12.12.2025, Organizata Komunale e Kryqit të Kuq Gostivar organizoi aktivitete për ngritjen e vetëdijes për dhurimin e gjakut, në SHMKM Gostivar.
Edukimet me temë “Dhuro gjak, ji human” u realizuan nga motivatorët Jovana Dabevska në gjuhën maqedonase dhe Kanita Demiri në gjuhën shqipe.
Qëllimi i këtyre edukimeve është t’i motivojnë të rinjtë si dhurues të parë të gjakut dhe të nxisin zhvillimin e një kulture të humanizmit dhe solidaritetit.












































