
7 Mars, 2026
Punëtori Edukative për të Rinj – Siguria në Mal
Më 10.02.2026, në ambientet e Organizatës Komunale të Kryqit të Kuq në Gostivar, u realizua një punëtori edukative për të rinj me temën “Siguria në mal”.
Gjatë punëtorisë u prezantuan praktika të sigurta gjatë ecjes dhe ngjitjes në mal, planifikimi i udhëtimit, kontrolli i kushteve të motit dhe përdorimi i pajisjeve të përshtatshme.
Aktiviteti u realizua në bashkëpunim me Shoqatën Bjeshkatare “Shari” – Gostivar.











































