26 Dhjetor, 2025

Panel diskutimi për parandalimin e sëmundjeve të varësisë

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e muajit të luftës kundër sëmundjeve të varësisë, Organizata Komunale e kryqit të Kuq Gostivar më datë 26.11.2025 realizoi panel diskutimi me vullnetarët e saj.

Panel diskutimi u mbajt nga ana e dy psikologëve Rafiz Ibraimi dhe Bilen Karahasan, të cilët përcollën informacione të rëndësishme rreth pasojave psikologjike të varësive, mënyrave për të njohur sjelljet me rrezik dhe rëndësinë e intervenimit të hershëm.

Qëllimi i panelit ishte ngritja e vetëdijes dhe forcimi i kapaciteteve të vullnetarëve të rinj për veprim aktiv në komunitet, promovimin e stileve të shëndetshme të jetesës dhe mbështetjen e edukimit mes bashkëmoshatarëve.

< kthehu mbrapa