23 Janar, 2026

Një Vit i Mbushur me Solidaritet – Përmbyllja e Vitit 2025

Në aktivitetin e përmbylljes së vitit 2025 me Kryqin e Kuq u shënua një moment i veçantë për të gjithë vullnetarët dhe pjesëmarrësit. Gjatë aktivitetit u ndanë certifikata për vullnetarët që kontribuuan gjatë vitit, ndërsa u prezantuan aktivitetet dhe arritjet më të rëndësishme të organizuara gjatë vitit. Fjalime motivuese dhe inspiruese mbajtën liderja e Klubit të Rinor, Jovana Dabevska, sekretarja e Organizatës Komunale të Kryqit të Kuq në Gostivar, znj. Merita Alili, dhe kryetari i organizatës, dr. Besnik Zeqiri, të cilët vlerësuan përkushtimin e vullnetarëve dhe theksuan rëndësinë e angazhimit të tyre në shërbim të komunitetit.

< kthehu mbrapa