28 Dhjetor, 2025

Ndalo Përdorimin e Mjeteve Piroteknike – Festa Pa Lëndime

STOP PËRDORIMIT TË MJETEVE PIROTEKNIKE
Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut – Organizata Komunale Gostivar, sot më 28.12.2025, në bashkëpunim me MPB – SP Gostivar dhe IPSH- Shtepia e shëndetit Gostivar, realizoi një ushtrim demonstrues simulues për pasojat nga përdorimi i mjeteve piroteknike.

Qëllimi i ushtrimit ishte ngritja e vetëdijes publike për rreziqet nga përdorimi i piroteknikës dhe promovimi i festimit të sigurt dhe të përgjegjshëm të festave të Vitit të Ri.

Mesazhi ynë është i qartë: Ndalo piroteknikën – festa pa lëndime.

< kthehu mbrapa