26 Dhjetor, 2025

Javа е personave të Moshuar

Në kuadër të shënimit të Javës së personave të moshuar, vullnetarët e Organizatës Komunale të kryqit të Kuq Gostivar në periudhën prej 17 deri 23 Nëntor, realizuan aktivitete me qëllim të shprehin kujdes dhe respekt ndaj personave të moshuar në shoqëri.

U organizuan vizita shtëpiake, ku personave të moshuar u është kushtuar vëmendje, biseda dhe mbështetje.

U shpërndanë edhe dhurata, me të cilat dëshiruam të sjellim pak gëzim dhe ngrohtësi në shtëpitë e tyre.

Këto aktivitete janë një kujtesë se çdo gjest vëmendjeje ka rëndësi të madhe dhe se ata janë pjesë e rëndësishme e shoqërisë.

< kthehu mbrapa