
26 Dhjetor, 2025
Java e luftës kundër tuberkulozës
14 – 21 shtator 2025
Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut, organizata komunale Gostivar, në kuadër të aktiviteteve tradicionale e shënoi javën e luftës kundër tuberkulozës nën moton:
“Po! Mund t’i japim fund TB-s”
Me këtë rast, vullnetarët e Organizatës komunale të kryqit të Kuq Gostivar ,shpërndanë fletushka tek qytetarët me qëllim të ngritjes së vetëdijes publike për këtë sëmundje dhe rëndësinë e parandalimit të hershëm dhe diagnostikimit të shpejtë të tuberkulozës.












































