
Java e luftës kundër HIV/AIDS
Në kuadër të aktiviteteve edukative dhe shëndetësore, Organizata Komunale e kryqit të Kuq Gostivar më datë 02.12.2025 realizoi punëtori informative të dedikuar rritjes së vetëdijes për HIV/AIDS. Punëtoria u mbajt në SHMTK Gostivar, me qëllim t’u ofrojë të rinjve informacione të sakta dhe të besueshme lidhur me shëndetin seksual dhe parandalimin e infeksioneve.
Gjatë punëtorisë, nxënësit u informuan për mënyrat e transmetimit të virusit HIV, masat parandaluese, rëndësinë e testimit të rregullt dhe kujdesin për shëndetin. Një vëmendje e veçantë iu kushtua gjithashtu stigmatizimit dhe paragjykimeve me të cilat përballen personat që jetojnë me HIV, me qëllim promovimin e empatisë dhe respektit ndaj çdo individi.












































