
Java e luftës kundër diabetit
Nën moton “Zakone të shëndetshme të jetesës në parandalimin e diabetit”, Organizata Komunale e Kryqit të Kuq Gostivar e shënoi Javën e luftës kundër diabetit me një punëtori informuese dhe kontrolle shëndetësore parandaluese.
Në bashkëpunim me Shoqatën e Pensionistëve nga Gostivari, u organizua një punëtori mbi temën e diabetit, e udhëhequr nga Dr.Vjollca Beshiri dhe motër medicinale, me qëllim ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e zbulimit të hershëm dhe kontrollit të diabetit.
Pas punëtorisë, u bë matja e sheqerit në gjak tek të moshuarit, si pjesë e aktiviteteve për zbulim të hershëm dhe promovim të mënyrës së shëndetshme të jetesës.
Falënderim për të gjithë pjesëmarrësit që kontribuan në realizimin e suksesshëm të këtij aktiviteti!












































