
26 Dhjetor, 2025
EVENT PËRFUNDIMTAR PËR KKA-PVH 2025
Organizata Komunale e Kryqit të Kuq Gostivar, si pjesë e programit KKA-PVH, çdo vit në periudhën nga 21 deri më 27 shtator e shënon Javën e promovimit të vlerave humane, përmes së cilës përcillet mesazhi për përmirësimin e përfshirjes sociale, kulturës së jodhunës dhe paqes.
Me këtë rast, më 26.09.2025, në hapësirat e Pallatit të Kulturës Gostivar, u organizua event përmbyllës për KKA-PVH 2025, ku u prezantuan projektet e PHV-së të këtij viti, të realizuara nga vullnetarët e rinj.
Në ciklin KKA-PVH 2025, vullnetarët e Organizatës komunale të kryqit të kuq Gostivar realizuan 5 projekte, nga të cilat një u vlerësua me notën më të lartë (dielli).















































