Ligji i Kryqit të Kuq
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 3
Kryqi i Kuq është e vetmja organizatë e Kryqit të Kuq në territorin e Republikës së Maqedonisë, e cila përbëhet nga organizatat e Kryqit të Kuq të komunave dhe qytetit të Shkupit. Organizimi, fushëveprimi dhe mënyra e punës së organeve dhe shërbimeve përmes të cilave Kryqi i Kuq kryen detyrat e tij, numri, mënyra e zgjedhjes së anëtarëve të organeve dhe shërbimeve rregullohen me Statutin e Kryqit të Kuq.
Neni 4
Kryqi i Kuq i arrin qëllimet dhe detyrat e tij, bazuar në humanizëm, paanshmëri, neutralitet, pavarësi, vullnetarizëm, unikalitet dhe universalitet, si parime themelore të Lëvizjes Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe.
Neni 5
Kryqi i Kuq bashkëpunon me Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Federatën Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, Shoqatat Kombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe dhe organizata të tjera ndërkombëtare humanitare, shëndetësore dhe sociale.
Ju mund ta shihni Ligjin për Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë në tërësi përmes linkut të mëposhtëm Ligji për Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë
< kthehu mbrapa










































