25 Dhjetor, 2025

Bashkëpunimi i Ndersjelltë dhe Shkëmbimi i Përvojave si Bazë e Zhvillimit

Me rastin e bashkëpunimit të ndersjelltë dhe shkëmbimit të përvojave, më 19 dhe 20 shtator në Organizatën Komunale të Kryqit të Kuq Gostivar, patëm nderin të mirëpresim delegacionin e Kryqi Kuq Shqiptar,Dega Elbasan.

Delegacioni prej shtatë anëtarësh pati mundësinë të njihet me strukturën organizative dhe të gjithë stafin e organizatës sonë, gjë që kontribuoi në një kuptim më të thellë të funksionimit tonë të përditshëm.

Përveç kësaj, prof. Faik Alili prezantoi shkurtimisht aktivitetet që realizojnë vullnetarët e rinj dhe mënyrën se si ata e gjallërojnë misionin e organizatës.

Vizita u pasurua edhe me pjesëmarrjen në Garën Shtetërore të Ndihmës së Parë në Gostivar, ku së bashku me mysafirët tanë e përjetuam frymën e humanizmit dhe solidaritetit.

Jemi të bindur se kjo vizitë përfaqëson fillimin e një miqësie të qëndrueshme dhe bashkëpunimi të frytshëm me Kryqin e Kuq Elbasan, i cili në të ardhmen do të sjellë aktivitete dhe iniciativa të shumta të përbashkëta.

< kthehu mbrapa