
26 Dhjetor, 2025
Aktivitetet për shënimin e “Javës së personave të moshuar” vazhduan edhe këtë javë!
Në kuadër të kujdesit dhe mbështetjes për personat e moshuar në komunitetin tonë, vullnetarët e Organizatës Komunale të kryqit të Kuq Gostivar edhe këtë javë realizuan vizita nëpër shtëpi.
Në bashkëpunim me Shoqatën e Pensionistëve, i vizituam bashkëqytetarët tanë më të moshuar, duke u dhënë kohë, bisedë dhe vëmendje, me qëllim që të ndihen të respektuar dhe të rëndësishëm.
Kujdesi për personat e moshuar është përgjegjësi e përbashkët — prandaj vazhdojmë me dashuri dhe përkushtim.












































