26 Dhjetor, 2025

Aksion për dhurim gjaku në Stacionin Policor Gostivar

Më datë 20.11.2025, Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut – Organizata Komunale Gostivar, në bashkëpunim me Institutin e Mjekësisë Transfuzionale, organizoi aksion për dhurim gjaku në Stacionin Policor Gostivar.

Humanizmin e tyre e treguan 20 dhurues humanë, pjesëtarë të policisë, të cilët edhe një herë dëshmuan se përveç përkushtimit profesional, kanë edhe zemër të madhe.

Shprehim mirënjohje të thellë për të gjithë pjesëmarrësit dhe për Stacionin Policor Gostivar për mbështetjen dhe bashkëpunimin shumëvjeçar.

< kthehu mbrapa