
26 Dhjetor, 2025
Aksion për dhurim gjaku në SHMTK “Gostivar” – Gostivar
Më datë 19.11.2025, Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut – Organizata Komunale Gostivar, në bashkëpunim me Institutin e Mjekësisë Transfuzionale, organizoi aksion për dhurim gjaku në SHMTK “Gostivar” – Gostivar.
Humanizmin e tyre e treguan 20 persona humanë, nxënës dhe profesorë të shkollës.
Shprehim mirënjohje të madhe për të gjithë pjesëmarrësit dhe shkollën për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm.












































