
7 Mars, 2026
Aksion për dhurim gjaku në Stacionin Policor Gostivar
Më 26.01.2026, Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut – Organizata Komunale Gostivar, në bashkëpunim me Institutin për Mjekësi Transfuzionale, realizoi një aksion për dhurim gjaku në Stacionin Policor Gostivar.
Në këtë aksion morën pjesë 18 dhurues gjaku, zyrtarë policorë të cilët edhe një herë konfirmuan humanizmin dhe përgjegjësinë e tyre shoqërore.
Shprehim mirënjohje të sinqertë për të gjithë pjesëmarrësit dhe për Stacionin Policor Gostivar për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm.
Dhuroni gjak – shpëtoni një jetë.












































