
26 Dhjetor, 2025
Aksion i Suksesshëm i Gjakdhurimit në Frymë Humanizmi dhe Solidariteti
Aksion gjakdhurimi i realizuar me sukses
Më datë 04.12.2025, Organizata Komunale e Kryqit të Kuq Gostivar, në bashkëpunim me Shërbimin e Transfuziologjisë Mjekësore – Gostivar dhe SHMK “Mavrovë – Rostushë”, realizoi një aksion gjakdhurimi në shenjë humanizmi dhe solidariteti.
Humanizmin përmes dhurimit të gjakut e shprehën gjithsej 20 dhurues, nxënës dhe mësimdhënës të SHMK “Mavrovë – Rostushë”, të cilët edhe një herë treguan se të rinjtë kanë zemër të madhe.












































