26 Dhjetor, 2025

Aksion gjakdhurimi X Go Bikers

Më datë 04.11.2025, Organizata Komunale e Kryqit të Kuq Gostivar, në bashkëpunim me Shërbimin e Transfuziologjisë Mjekësore – Gostivar dhe klubin e motoristëve „Go Bikers“ – Gostivar, realizoi një aksion gjakdhurimi në shenjë humanizmi dhe solidariteti.

Humanizmin përmes dhurimit të gjakut e shprehën gjithsej 24 dhurues, anëtarë të klubit „Go Bikers“, të cilët edhe një herë treguan se motoristët kanë zemër të madhe.

Dhuroni gjak – shpëtoni jetë!

< kthehu mbrapa