
26 Dhjetor, 2025
5 Dhjetor – Dita Botërore e Vullnetarizmit
Në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Vullnetarizmit, Organizata komunale e kryqit të Kuq Gostivar më datë 05.12.2025, organizoi mbrëmje filmi, ku përmes artit dhe reflektimit festuam vlerat e vullnetarizmit, solidaritetit dhe humanizmit.
Faleminderit të gjithë vullnetarëve që ishin pjesë e kësaj mbrëmjeje dhe që çdo ditë janë shembull i ndryshimit pozitiv në komunitet. Sepse vullnetarizmi nuk është vetëm veprim – është frymë që bashkon!











































