
1-7 tetori – Java e të rinjve
Organizata komunale e kryqit të Kuq Gostivar tradicionalisht nga 1 deri më 7 tetor e shënon Javën e të Rinjve.
Me këtë rast, më datë 07.10.2025, në hapësirat e Organizatës komunale Gostivar u organizua një punëtori informative për vullnetarët me temën: “Siguria e vullnetarëve”.
Qëllimi i punëtorisë ishte ngritja e vetëdijes së vullnetarëve për rëndësinë e ruajtjes së sigurisë personale gjatë aktiviteteve të tyre humanitare, si dhe pajisja e tyre me njohuri praktike dhe udhëzime konkrete për menaxhimin e situatave të ndryshme në terren.
Shënim i Javës së të Rinjve është afirmimi i pjesëmarrjes së tyre si liderë aktivë në komunitet, të përkushtuar ndaj vullnetarizmit, solidaritetit dhe humanizmit.












































